Osaka kampione në Australian Open, bën historinë

Osaka kampione në Australian Open, bën historinë

12:34, 26/01/2019

Naomi Osaka ka fituar finalen e Australian Open kundër Petra Kvitova me rezultatin 2-1, në një ndeshje tepër të fortë që në fund pa japonezen të buzëqeshë.

Për herë të parë do të ketë një numër një në botë që do të jetë nga Azia, dhe nga Japonia më konkretisht. Ky është Grand Slam i dytë që fitohet radhazi nga Osaka, e cila një vit më parë triumfoi bë US Open.

Seti i parë ishte shumë i luftuar dhe u vendos vetëm në fund të anojë në anën e 21-vjeçares japoneze me rezultatin 7-6, ndërsa në të dytin është tenistja çeke që merr kontrollin dhe arrin të fitojë në shifrat 7-5. Gjithsesi në të tretin është sërish Osaka që do triumfojë në shifrat 6-4 dhe bëhet numri 1 në botë.

Në raundet e tyre të gjysmë-finaleve, Pliskova eliminoi lehtësisht amerikanen Danielle Collins, ndërsa Osaka mundi Karolina Pliskova, kjo e fundit në çerekfinale eliminoi Serena Willimas-in.

Kujtojmë që nesër në 9:30 do të zhvillohet finalja për meshkuj mes Novak Djokovic dhe Rafael Nadal.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco