10 transferimet më të shtrenjta të Barcelonës

10 transferimet më të shtrenjta të Barcelonës

10:54, 26/01/2019

Barcelona e ka fituar reputacionin si një klub që preferon t’i zhvillojë lojtarët nga akademia e klubit, La Masia, më shumë sesa t’i blejë yjet e klubeve të tjera. Disa nga lojtarët më të mirë në histori të klubit kanë ardhur pikërisht nga akademia, si Lionel Messi, Xavi Hernandez, Andreas Iniesta dhe Carles Puyol.

Megjithatë, në vitet e fundit, kjo filozofi ka filluar të ndryshojë dhe Barcelona është treguar e gatshme të shpenzojë mjaft shumë para për ta përforcuar skuadrës. I fundit në këtë listë është Frenkie De Jongu i Ajaxit, i cili për 75 milionë euro arriti marrëveshje për t’u transferuar sapo të përfundojë ky sezon, transmeton Gazeta Express.

Lista e Top 10 yjeve të cilët e bindën Barcelonën të shpenzojë shumë të madhe parash:

Frenkie De Jong

Barcelona e zyrtarizoi të martën transferimin e yllit të Ajaxit, De Jong, për një shumë fillestare prej 75 milionë eurosh. Mesfushori holandez do t’i bashkohet Barcelonës në fund të këtij sezoni, në një kontratë pesëvjeçare. Në garë për të ishin edhe Manchester City e Paris Saint-Germaini.

Philippe Coutinho

Më 6 janar të vitit 2018, Coutinho e kompletoi transferimin nga Liverpooli në Barcelonë për plot 121.5 milionë euro. Ai u transferua pas largimit të Neymarit, mirëpo deri tani nuk ka arritur ta dëshmojë veten në Camp Nou.

Ousmane Dembele

Dembele ishte lojtari i parë për të cilin shpenzoi Barcelona pas largimit të Neymarit. Ai u transferua nga Dortmundi për 105 milionë euro. Kjo shumë dukej shumë e madhe për një lojtar aq të ri, e veçanërisht pasi që në sezonin e tij të parë ai i pësoi dy lëndime të mëdha. Megjithatë, këtë sezon ai e ka gjetur veten në fushë, pas disa probleme disiplinore.

Neymar Jr

Në vitin 2013, Neymari ishte i kërkuar nga të gjitha klubet e mëdha evropiane, mirëpo klubi katalonas e fitoi garën për transferimin e tij, për 92 milionë euro. Ai, së bashku me Messin dhe Suarezin, e krijuan treshen e frikshme të sulmit në Barcelonë, MSN. Në vitin 2017, ai u transferua në PSG për 220 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit

Luis Suarez

Pas përvojave zhgënjyese me Zlatan Ibrahimovicin dhe Samuel Eto’on, Messi më në fund e gjeti bashkëpunëtorin e tij të përsosur, Suarezin. Barcelona e transferoi uruguaianin gjatë verës së vitit 2014 nga Liverpooli, për 85 milionë euro.

Cesc Fabregas

Në vitin 2011, Barcelona i investoi 35,4 milionë euro për ta transferuar mesfushorin spanjoll të Arsenalit, Fabregasin. Megjithatë, ai kurrë nuk i arriti pritshmëritë që ishin krijuar për të në mesin e tifozëve dhe drejtuesve të klubit dhe për këtë arsye, ai u kthye në Angli në vitin 2014.

David Villa

Para se ta lejonte transferimin e Ibrahimovicit në Milan, Barcelona e transferoi sulmuesin e njohur të Spanjës, David Villën. I transferuar nga Valencia, ai arriti të përshtatej menjëherë në Barcelona dhe tifozët e vlerësojnë atë shumë për shkak të punës që bëri në vitin 2010 dhe 2011.

Zlatan Ibrahimovic

Në vitin 2009 u zyrtarizua transferimi i suedezit në Camp Nou. Tifozët ishin të emocionuar pasi që ai kishte shkëlqyer në Ajax, Juventus e Inter. Megjithatë, problemi i përshtatjes me Messin bëri që ai të transferohej në Milan vetëm një vit më vonë.

Dani Alves

Braziliani u transferua në vitin 2008 në Barcelona, pasi i refuzoi ofertat nga Real Madridi dhe Chelsea. Ai e kishte vendin e parë në klub nën drejtimin e Guardiolës, Vilanovës, Martinos dhe Enriques. Përveç Messit, Alves është lojtari i huaj me më së shumti paraqitje në La Liga.

Thierry Henry

Francezi, kampion i Evropës dhe i botës, u transferua në vitin 2007, pas një karriere të mrekullueshme në Arsenal. Ai luajti për Barcelonën për tri sezone. Sezoni i tij më i mirë ishte i dyti, kur arriti t’i ndihmojë katalonasve ta fitojnë tripletën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco