Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Nuk gjen askund në botë si ai’; Guardiola ‘prenoton’ 33-vjeçarin edhe pas vitit 2020

‘Nuk gjen askund në botë si ai’; Guardiola ‘prenoton’ 33-vjeçarin edhe pas vitit 2020

10:35, 26/01/2019

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, dëshiron që David Silva të qëndrojë në “Etihad” edhe pas përfundimit të marrëveshjes së tij aktuale, e cila skadon në vitin 2020.

33-vjeçari spanjoll është bërë një yll për “qytetarët”, duke fituar tre tituj të Premier League dhe një “FA Cup”, që kur erdhi nga Valencia në vitin 2010. Ai ka luajtur 370 ndeshje në total me të kaltrit, duke shënuar edhe 70 gola gjatë qëndrimit të tij në Angli.

Futbollisti është kontraktuar deri në fund të sezonit të ardhshëm, por Guardiola do të donte ta shihte spanjollin, i cili më parë kishte thënë se do të largohej në përfundim të marrëveshjes së tij, të qëndronte te Manchester City përtej kësaj kontrate: 

"Në këtë lloj rasti, kjo varet nga lojtari. Për mua, nëse është i aftë dhe shfaqjet e tij janë të njëjta me këtë sezon, jam mëse i kënaqur të qëndrojë. Nuk është e lehtë të gjesh nëpër botë një lojtar si Silva.

Sidoqoftë, unë mendoj se lojtarët duhet të vendosin për veten e tyre. Në atë moshë, mendja juaj i kontrollon këmbët tuaja dhe dëshirën e gatishmërinë për të qëndruar. Kjo varet prej tij".

Përpara përplasjes me Burnley në “FA Cup”, të shtunën, Silva ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 26 ndeshje, në të gjitha garat, të luajtura këtë sezon. Manchester City aktualisht qëndron prapa Liverpool-it në Premier League, pasi kampionët anglezë në fuqi kanë katër pikë më pak në renditje. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco