Inter dhe Milan rivalizojnë njëri-tjetrin për Carrasco-n

Inter dhe Milan rivalizojnë njëri-tjetrin për Carrasco-n

07:08, 26/01/2019

Inter dhe Milan nuk janë rival vetëm nw kampionat por edhe nw merkato. Ato janë rivalwt mw tw fuqishëm tw njwri-tjetrit pwr transferimin e Carrascos.

Belgu dëshiron të kthehet në Evropë, pas transferimit të tij në Kinë për 30 milionë euro në vitin e kaluar nga Atletico Madrid.

Dy ekipet italiane kanë studiuar situatën dhe së fundmi kanë shfaqur interes për të. Në rast se largohet Antonio Candreva nga Inter, atëherë zikaltrit do të mendojnë seriozisht për të.

Agjenti i 25-vjeçarit ka thënë se lojtari do t’i konsiderojë ofertat e klubeve nga Evropa, nëse ato i ofrojnë hapësirë për të luajtur rregullisht.

Carrasco me klubin e tij kinez, Dalian Yifang, deri më tani ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 9 asistime në 25 paraqitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco