Dy mungesa të mëdha, Partizani merr lajmin e keq për Hilën

Dy mungesa të mëdha, Partizani merr lajmin e keq për Hilën

23:10, 25/01/2019

Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme në Korçë ndaj Skënderbeut por ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm.

Ardit Hila është dëmtuar rëndë dhe në minutën e 68-të është larguar me ambulancë urgjent drejt spitalit.

Skënder Gega në fjalën e tij për mikrofonin e “Supersport”, pohoi se: “Mjekët më thanë se Hila ka nxjerrë shpatullën. Besoj se 4 javë do jetë jashtë”.

Ndërsa një mungesë e rëndësishme për Partizanin në duelin e javës së ardhshme ndaj Kamzës do mungojë Trashi.

Mesfushori u ndëshkua me kartonin e kuq në duelin ndaj korçareve për shkak të një ndërhyrje të ashpër.

Tashmë Gega do të thërrasë “prurjet” e reja të zëvendësojnë lojtarët titullarë të Partizanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco