Autori i golit ndaj Skënderbeut, Mala: Ishte një fitore e dëshiruar nga ana jonë

Autori i golit ndaj Skënderbeut, Mala: Ishte një fitore e dëshiruar nga ana jonë

20:49, 25/01/2019

Autori i golit të vetëm për Partizanin në ndeshjen ndaj Skënderbeut, Esat Mala foli i lumtur për fitoren ndaj korçëve.

Në një reagim për mikrofonin e “Supersportit”, ai tha se i gjithë ekipi kishte punuar shumë për të thyer mallkimin ndaj Skënderbeut.

"Ishte një fitore e dëshiruar nga ana jonë. Nuk dolëm në lojën tonë më të mirë nga kushtet dhe fusha e vështirë. Gjithë ekipi ishte në komponim të mirë, luftuam dhe bashkëpunuam me njëri-tjetrin.

Unë jam i gatshëm të ndihmoj ekipin ku të ketë nevojë, dhe ku të më vendosë profesori", tha fillimisht ai.

Pas kësaj fitoreje, ju shqetëson më shumë Kukësi apo Teuta për titullin?

Mendoj se të dyja ekipet janë në nivel të njëjtë, nuk janë për tu nënvlerësuar apo për tu mbivlerësuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco