Reali futet në garë me Barçën për të transferuar ‘yllin’ e madh

Reali futet në garë me Barçën për të transferuar ‘yllin’ e madh

20:27, 25/01/2019

Pasi transferuan Brahim Diaz nga Manchester City, Real Madrid po synon edhe një tjetër transferim të madh.

Besohet se skuadra nga “Santiago Bernabeu” po mendon që ta rivalizojë Barcelonën, në garën për shërbimet e mesfushorit të PSG-së, Adrien Rabiot.

“Don Balon” raporton se Real Madrid e kanë vendosur Adrien Rabiotin në krye të listës së dëshirave të Florentino Perezit.

Francezit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe pritet të largohet me parametra zero drejt një tjetër destinacioni.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka besimin se do ta fitojnë garën me Rabiot edhe pse Barcelona në krahun tjetër po këmbëngul me çdokush për të transferuar “yllin” e PSG-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco