Victor Moses është larguar nga Chelsea për t’iu bashkuar ekipit të Fenerbahces.
Futbollisti nigerian ka kryer testet mjekësore për të kompletuar lëvizjen e tij drejt klubit të njohur turk, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.
Moses aktivizohej prej vitesh me Blutë, ku me Antonio Conten në krye ishte një ndër më të rëndësishmit në titullin e fituar në sezonin 2016/2017.
28-vjeçari prej janarit do të veshë fanellën e Fenerbahces që po kalon një periudhë të errët pasi pozicionohet në vendin e 15-të, 2 pikë më shumë se vendi i fundit të klasifikimit të Superligës turke.
Fenerbahçe’ye ho? geldin @VictorMoses!
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) January 25, 2019
????https://t.co/vGN3ZEZ8gY pic.twitter.com/HlRrVO9Jf8
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: