Sarri-Hazard, tension në ‘shtëpinë’ e Chelseat

Sarri-Hazard, tension në ‘shtëpinë’ e Chelseat

15:21, 25/01/2019

Në shtëpinë e Chelseat jo gjithçka shkon “OK”, sikurse mund të jetë perceptimi nga jashtë.

Në kampin e bluve të Londrës ka "shkëndija" mes trajnerit Maurizo Sarri dhe mesfushorit Eden Hazard pas kualifikimit me vështirësi në finale të Carabao Cup, teksa u kërkuan goditjet e 11-metërshave për të përcaktuar fituesin në sfidën e shtëpisë ndaj Tottenhamit.

Pak ditë më parë, italiani kishte "thumbuar" belgun duke deklaruar se nuk është lider i vërtetë, ndërsa përgjigjja e Hazard vjen flakë për flakë.

"Nuk më intereson se çfarë thotë trajneri. Unë mendoj vetëm të luaj futbollin që di. Jam i përqendruar te skuadra dhe kërkoj vetëm që ta ndihmoj që të fitojë."

Një reagim i thatë në kulmin e zërave për një transferim të tij të mundshëm të Reali i Madridit, në Primera Division.

Në gjysmëfinalen e Carabao Cup ndaj Spursave Hazard shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco