‘Misteri’ i Emiliano Sala/ Zbulohet fakti tronditës, piloti i avionit nuk kishte lincencë

‘Misteri’ i Emiliano Sala/ Zbulohet fakti tronditës, piloti i avionit nuk kishte lincencë

15:04, 25/01/2019

Piloti i avionit me të cilin udhëtonte Emiliano Sala nga Franca drejt Kardifit nuk ishte i autorizuar për të transportuar pasagjerë me pagesë. 

Ky është detaji që zbulohet nga media britanike “The Sun”, sipas së cilës, 59-vjeçari David Ibotson, nuk kishte licencë për pilotim privat.

E gjitha kjo është zbuluar pasi ai nuk ishte i regjistruar në regjistrin federal të agjencisë së aviacionit.

Për të marrë një të tillë, më parë duhet të kishe kryer orë të tëra fluturim.

Nga ana tjetër ekspertët e aviacionit kanë dalë në përfundimin se modeli, me të cilin ka udhëtuar argjentinasi Sala, është ndër avionët më defektozë.

Këtë e tregojnë të dhënat e frikshme referuar rasteve kur një i ngjashëm është përplasur dhe ka shkaktuar aksidente.

“Modeli Piper Malibu ose PA-46 rezulton të jetë aksidentuar më shumë se 160 herë, ndër më të shumtit deri më tani”, ka deklaruar për “The Sun”, eksperti në botën e aviacionit Alastar Rosenshein.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco