Ja kush ishte legjenda e futbollit shqiptar që u nda sot nga jeta

Ja kush ishte legjenda e futbollit shqiptar që u nda sot nga jeta

14:02, 25/01/2019

Një lajm i rëndë sapo ka tronditur futbollin shqiptar.

Ish-lojtari i Dinamos dhe i ekipit tonë Kombëtar, Vasillaq Zëri, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Ish-lojtari i Kombëtares vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Vasillaq Zëri ka qenë “Nderi i Futbollit Shqiptar”, titull i dhënë nga FSHF-ja.

Karrierën ai e filloi në moshë të re për tri vite me “Shkëndijën” (1970-1973) dhe 21 vjeç titullar me Dinamon (73/74–83/84).

Produkt i shkollës së parë të futbollit, i transferuar te Dinamo, Zëri është vlerësuar si një ndër futbollistët me një arsenal unik, shumë të madh teknik, aftësi të rralla dribluese, me veprime magjike në zona të ngushta. I paparashikueshëm, një lojë plot art e fantazi.

Përdorues i mirë i të dyja këmbëve, me një vizion periferik të admirueshëm, nuk ka lënë asnjë kundërshtar pa e dribluar.

Një “Mesi” i vërtetë për kohën. Me numrin 9, ndaj Ajaksit në “Qemal Stafa”, ishte i pakapshëm duke i habitur holandezët, që në Amsterdam e pritën si një yll i ardhshëm i tyre.

Në Shkodër, ndaj Vllaznisë në një ndeshje kupe, takimi i dytë, ka shënuar golin më spektakolar në minutën e 119-të, kur dribloi disa kundërshtarë.

Gjashtë takime luajti me Kombëtaren: të parin në Tiranë, në miqësoren me Algjerinë në vitin 1976 (3-0), me trajner Boriçin dhe dy të fundit ndaj Bullgarisë, në “Qemal Stafa” (0-2) me 14 tetor 1981 dhe, në Vjenë, në sfidën e 22 shtatorit 1982, Austri-Shqipëri 5-0, kur trajneri Shyqyri Rreli e hodhi në fushë për të zëvendësuar Agustin Kolën.

Me Kolën, Muçën e Mingën ka qenë në kombëtaren e viteve ‘81-‘82.

Ajo që për të gjithë mbeti një ëndërr e parealizuar, ishte që nuk patën fatin të provonin e të luanin më skuadra jashtë Shqipërisë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco