Rey Manaj në Bundesligë, e kërkojnë dy klubet e njohura

Rey Manaj në Bundesligë, e kërkojnë dy klubet e njohura

13:00, 25/01/2019

Rey Manaj po kalon një formë për t’u admiruar në Ligën e Dytë të Spanjës me Albaceten, edhe pse është dëmtuar së fundmi për shkak të përplasjes në kokë.

Mesa duket ai është gati për hapin e madh në karrierë. Mediat spanjolle raportojnë se për sulmuesin ka interesime nga shumë ekipe, por mes tyre edhe Hanoveri e Shtutgarti.

Albacete pagoi 2 milionë euro tek Interi për të marrë shërbimet e tij.

Deri tani ai ka realizuar 6 gola në 15 takime, duke justifikuar paratë e shpenzuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco