Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Arbër Zeneli afër transferimit në Francë, Herenveni i jep leje të largohet

Arbër Zeneli afër transferimit në Francë, Herenveni i jep leje të largohet

12:26, 25/01/2019

Një kapitull i ri pritet të hapet për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Arbër Zenelin.

Ky i fundit ka pasur një interesim nga shumë klube të Europës. Megjithatë, klubi i tij në Holandë, Herenveni, i ka dhënë leje anësorit që të negociojë me klubin nga Franca, Stade De Reims.

Ka qenë vetë klubi që ka postuar lajmin në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“Arbër Zeneli mund të vazhdojë karrierën në Ligën 1. Sulmuesi ka leje për të udhëtuar në Francë dhe për të negociuar me Stade de Reims. Kur klubi dhe lojtari të gjejnë marrëveshjen, ai ka lejen të largohet që këtë dimër”, shkruante faqja e Herenvenit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco