Marcelo Lippi e mbyll me Kinën. Deklarata e teknikut italian

Marcelo Lippi e mbyll me Kinën. Deklarata e teknikut italian

11:50, 25/01/2019

Marcello Lippi nuk është më trajner i Kinës. Italianit i ka skaduar kontrata me përfaqësuesen aziatike, që u eliminua nga Irani me rezultatin e thellë 3-0 në çerekfinale të Kupës së Azisë, që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, të zhvilluar në Abu Dhabi, tekniku italian nuk pranoi pyetje nga gazetarët, duke lexuar një deklaratë të shkurtër.

“Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit këtu, sepse kjo ndeshje mbyll dhe kontratën time me kombëtaren kineze. Ishte nder për mua të drejtoja një skuadër kaq të rëndësishme të një vendi të rëndësishëm si Kina”, deklaroi trajneri që shpalli Italinë kampione Bote në vitin 2006.

Federata Kineze e Futbollit e emëroi Lippin në krye të përfaqësueses  në vitin 2016, pas 4 humbjeve radhazi në kualifikueset e “Rusi 2018”.

Një lëvizje emergjence, për të ndryshuar tendencën negative, teksa presidenti i vendit, Xi Jinping, një i apasionuar pas futbollit, kishte promovuar një plan ambicioz, për ta shndërruar Kinën në superfuqi të futbollit, ndoshta edhe me synimin për të fituar organizimin e Botërorit të vitit 2030.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco