Zbulimit të Igli Tares i bie vlera, Milan e Inter mundohen të përfitojnë

Zbulimit të Igli Tares i bie vlera, Milan e Inter mundohen të përfitojnë

11:13, 25/01/2019

Deri tani paraqitjet e Sergei Milinkovic-Savic kanë qenë zhgënjyese.

Pas një vere ku është kërkuar nga klubet më të mëdha të Europës, serbi po kalon një periudhë negative dhe situata ka pasur një impakt të rëndë mbi vlerësimin ndaj tij.

Madje, edhe tifozët e Lazios po “shtyjnë” për largimin e zbulimit të Igli Tares, teksa flitet për një shifër prej 50 milionë eurosh.

Në garë për 23-vjeçarin janë Milani dhe Interi, por pa harruar Juventusin.

Pra, pritet së shpejti një “derbi” milanez në merkato. Në atë rol, zikaltrit po ndjekin edhe pistën Adrien Silva, mesfushori 29-vjeçar portugez i Leicesterit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco