E presin tek Interi, por ja se çfarë thotë Arjen Robben

E presin tek Interi, por ja se çfarë thotë Arjen Robben

08:42, 25/01/2019

Tifozët e Interit mund të vazhdojnë të ëndërrojnë për Arjen Robbenin, kontrata e të cilit me Bayernin e Mynihut skadon në qershor dhe klubi bavarez ka bërë me dije se nuk do ketë rinovim.

Vetë sulmuesi holandez, 33 vjeç, pasi jo shumë kohë më parë pranoi kënaqësinë lidhur me interesimin e zikaltërve: “Ndihem krenar për zërat rreth meje”, pati thënë mesfushori.

Robben ka folur sërish ditën e djeshme për mediat holandeze për situatën dhe të ardhmen e tij.

“Duhet ende të vendos se çfarë do bëj, por do marr së shpejti një vendim. Mund të tërhiqem ose të vazhdoj të luaj, po marr në vlerësim çdo hipotezë. Fillimisht, përpara çdo përgjigjeje të mundshme do konsultohem me familjen time, që ka prioritet”, deklaron Robben.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco