Reali hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, mposht Gironan në Kupën e Mbretit

Reali hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, mposht Gironan në Kupën e Mbretit

23:37, 24/01/2019

Real Madrid ka arritur ta mposht Gironan në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari fitoi me rezultatin 4-2 përballë Gironas duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Golin e parë e shënuan miqtë me anë të Anthony Lozanos në minutën e (7’), ndërsa madrilenët barazuan shifrat me golin e Lucas Vasquez (18’).

“Los Blancos” përmbysi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Sergio Ramos që realizoi në stilin “Panenka”.

Girona nuk u dorëzua pasi arriti ta barazoi rezultatin nga penalltia me anë të Alex Granell (66’).

Por, Real Madrid nuk u dorëzua dhe shënoi dy gola të shpejtë me anë të Ramos (77’) dhe Karim Benzema (80’) që vulosi rezultatin e takimit.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 31 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco