Gega flet para sfidës me Skënderbeun: Nuk duhet t'i nënvlerësojmë

Gega flet para sfidës me Skënderbeun: Nuk duhet t'i nënvlerësojmë

20:56, 24/01/2019

Trajneri i Partizanit,Skënder Gega, foli para ndeshjes aq shumë të rëndësishme ndaj Skënderbeut.

Tekniku i të kuqve foli për shumë tema, nga faza përgatitore, merkatoja dhe sfidat që e presin Partizanin.

“Kemi zhvilluar një fazë përgatitore jashtëzakonisht të mirë, duke luajtur edhe 3 ndeshje miqësore. Jemi të kënaqur me lojtarët e afruar, shpresoj që të kemi bërë goditjet e duhura, megjithatë nesër na pret një sfidë e re dhe momentalisht mendojmë vetëm për këtë takim”.

Përballja me Skënderbeun? "Eshtë e vërtetë që kemi patur vështirësi. Në përballjet me Skënderbeun edhe pse kemi zhvilluar lojëra të mira, nuk kemi marrë maksimumin. E njohim dhe e vlerësojmë Skënderbeun, sepse është një ekip i mirë , pavarësisht se në periudhën e fundit nuk është ai Skënderbe. Jemi të fokusuar te puna jonë do të shkojmë në Korçë  të bëjmë më të mirën, atë që ne dimë të bëjmë.

Paraqitja në kupë?

Jam jashtëzakonisht i kënaqur me impenjimin e skuadrës edhe pse të jem i sinqertë terreni ishte i rënduar. Megjithatë, më bën mjaft optimist dëshira dhe impenjimi që grupi tregoj ndaj Kastriotit.

Formacioni ndaj Skënderbeut?

Aktualisht kemi 25 lojtarë, jam munduar që ditën e parë e deri më sot t’u jap të gjithëve hapësira. Eshtë një proces i vazhdueshëm dhe çdo javë mund të ndryshojnë gjërat. Për mua është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë që ai që bën diferencën do të jetë titullar.

Merkato?

E mira s’ka fund. Deri më 31 Janar klubi po punon dhe shpresoj të sjellë dikë të na japë shumë shtysë, pa hequr punën e grupit që është aktualisht. Kam dëgjuar dhe lexuar gjëra sa u përket dëshirave të mia, por nuk kam shprehur. Lum Rexhepi, që është sot këtu, dhe Duka kanë qenë dëshirat e mia, pasi unë i njoh, i kam parë. Në bashkëpunim  me klubin kemi afruar edhe lojtarë të tjerë, shpresoj të mos jemi gabuar dhe të kemi bërë goditjet e duhura.

Do t’ju kënaqte edhe një barazim në Korçë?

Mendoj se vetëm humbja nuk është sukses. Karshi Skënderbeut, të dy rezultatet janë të pranueshme. Ne kemi mënyrën tonë, jemi përgatitur për këtë takim dhe nesër t’ia lemë fushës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco