ZYRTARE: Monaco pezullon trajnerin Henry

ZYRTARE: Monaco pezullon trajnerin Henry

20:26, 24/01/2019

Monaco po kalon një krizë të thellë rezultatesh edhe pse në krye të saj erdhi legjenda franceze Thierry Henry.

Ish-sulmuesi i famshëm nuk ka arritur ta ndihmojë ekipin e tij për t’iu kthyer rezultateve pozitive.

Ditën e sotme klubi francez ka njoftuar se ka pezulluar trajnerin e tyre deri në një vendim përfundimtar.

Francezi gjatë javës së fundit ka larguar disa lojtarë nga skuadra e parë, ndërsa së fundmi është kapur nga pamjet duke fyer një lojtar të Strasburgit.

Në 20 ndeshje sa ka qenë në krye të Monacos, Henry ka pësuar 11 disfata në të gjitha garat.

Aktualisht Monaco pozicionohet në vendin e 19-të në kampionat.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco