Shehi flet për sfidën me Partizanin: Takim i rëndësishëm por jo vendimtar!

Shehi flet për sfidën me Partizanin: Takim i rëndësishëm por jo vendimtar!

19:52, 24/01/2019

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, e konsideron shumë të rëndësishme sfidën e parë të fazës së tretë me Partizanin, që më shumë se për objektivin përfundimtar, sipas tij do të vlejë për vazhdimësinë.

Partizani: Të flasësh për rëndësinë e ndeshjes është e kotë, sepse dihet çfarë rëndësie ka kjo sfidë për ne. Luajmë kundër një rivali direkt, siç është Partizani. Një arsye tjetër është sepse në ndeshjet e fundit nuk kemi marrë pikët. Këto e bëjnë dyfish të rëndësishme këtë takim, duke ditur dhe objektivat tona.

Mungesat: Lojtarët që mungojnë kanë qenë pjesë e formacionit tonë gjatë gjithë kësaj periudhe. Demte, Bregu, Krasniqi, duke shtuar dhe Alitin që mungon për arsye kartonësh, kanë qenë lojtarë bazë. Mungon 40% e skuadrës, por gjithsesi, ne do të mësohemi me këtë. Futbolli i tillë është. Kam besim që çunat që do t’i zëvendësojnë nesër, do të jenë në lartësinë e duhur.

Merkatoja e mbyllur? Kemi plotësuar kontingjentin aty ku donim. Ndoshta në ditët e fundit mund të sjellim ndonjë prurje tjetër, por për momentin jemi “OK”. Presim edhe rikuperimet e lojtarëve të dëmtuar. Mendoj që jemi të plotësuar.

Përforcimet: Në mesfushë kemi pasur mangësi. Na u shtua problem edhe me Demtenë. Ndeshjen me Kamzën na u dëmtua Muzaka. Ishim në emergjencë. Dëmtimi i Bregut na erdhi në një moment që nuk e prisnim. Kështu e ka futbolli, ka plot futbollistë që kanë humbur edhe Kupën e Botës. Aty ku kishim nevojë aty u përqendruam më shumë. Në pozicionet e tjera, besoj se jemi në rregull.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco