Shehi me ‘dhimbje koke’, Skënderbeu 4 mungesa të mëdha kundër Partizanit

Shehi me ‘dhimbje koke’, Skënderbeu 4 mungesa të mëdha kundër Partizanit

18:57, 24/01/2019

Skënderbeu do të ketë 4 mungesa të rëndësishme për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Partizanit.

Pa dyshim që mungesat më të rëndësishme janë ato të Dejvi Bregut dhe Fidan Alitit, i pari i dëmtuar dhe i dyti i pezulluar për kartonë.

Veç tyre është edhe mungesa e Demtesë dhe Lulajt, që vijojnë të kenë probleme fizike dhe nuk janë gati.

Shehi do të jetë me dhimbje koke pasi do ta nisë me mungesa të rëndësishme fazën e tretë të kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco