Daja: Kishim mungesa, Tirana favorite për tu kualifikuar në fazën tjetër

Daja: Kishim mungesa, Tirana favorite për tu kualifikuar në fazën tjetër

18:31, 24/01/2019

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja e justifikoi humbjen ndaj Tiranës si pasojë e mungesave që kishte skuadra vlonjate.

Në një reagim për “Supersport”, Daja tha se humbja 2-0 e bën skuadrën kryeqytetase favorite për tu kualifikuar në raundin tjetër.

"I jep Tiranës një hap drejt kualfiikimit. Megjitahtë, kishim edhe mungnesa. Kemi marrë 2 gola në goditje standarte. Pjesë e lojës janë edhe gabimet. Te goli i parë jemi kujdesur vetëm për trajektoren e topit. Është e mundur që në ndeshjen e kthimit të provojmë gjithçka për gjithcka", tha fillimisht ai.

Kupa apo Superiore?

Në të 2 drejtimet mund të shkojmë mirë. Sot kemi bërë hap jo të mirë, por skemi çfarë të humbasim. Duke pritur edhe rikthimin e lojtarëve. Do të zgjidhim diçka më ndryshe.

Keni menduar dorëheqjen?

Nuk jam prononcuar për këtë çështje. Nuk ka dalë nga goja ime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco