Publikohet VIDEO/ Komunikimi i fundit më shokët, Sala i dridhet zëri: Kam frikë nga...

Publikohet VIDEO/ Komunikimi i fundit më shokët, Sala i dridhet zëri: Kam frikë nga...

17:51, 24/01/2019

Emiliano Sala e kishte që në fillim parandjenjën se një gjë e keqe mund t’i ndodhte atij në këtë udhëtim me avion nga Kardif në Nantë e pastaj përsëri mbrapsht në Uells.

Lojtari ia kishte shprehur këtë shqetësim për gjendjen e avionit miqve të tij të ngushtë në një mesazh audio që u ka dërguar nga udhëtimi, duke u thënë se kishte frikë.

Faqja argjentinase, Ole.com.ar, e ka publikuar një audio mesazh, i cili thuhej se është dërguar në një grup në ËhatsApp të përbërë nga miqtë dhe shokët e 28-vjeçarit.

“Përshëndetje vëllezër të vegjël, si jeni njerëz të krisur? Vëlla, jam vërtet i lodhur, isha këtu në Nantes duke bërë gjëra, gjëra, gjëra dhe gjëra, dhe nuk po ndalen kurrë, nuk ndalen, nuk ndalen”.

“Jam në një aeroplan që duket se po shkatërrohet dhe po shkoj në Cardiff, çmenduri, nesër veç fillojmë, kurse pasdite nisim stërvitjen, djema, në ekipin tim të ri”, ka thënë fillimisht ai.

Ndërsa më pas, siç transmeton “Daily Mail”, Sala ka thënë: “Si jeni njerëz, krejt mirë? Nëse nuk merrni ndonjë lajm nga unë brenda një ore e gjysmë, nuk e di nëse duhet ta dërgoni dikë të më gjejë… Sa shumë kam frikë!”.

Futbollisti i porsa transferuar i Cardiff Cityt dyshohet ta ketë humbur jetën, pasi aeroplani ka dalë nga radari në veri të Alderney në Les Casquets, rreth orës 20:23 të së hënës, vetëm një orë pas nisjes nga aeroporti Atlantique i Nantes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco