Majlinda Kelmendi medalje të artë në Tel Avi, triumfon në finale për 35 sekonda

Majlinda Kelmendi medalje të artë në Tel Avi, triumfon në finale për 35 sekonda

17:30, 24/01/2019

Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grandt Prixin që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Xhudistja nga Kosova ka mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen në kategorinë deri në 52 kilogramë për vetëm 35 sekonda.

Majlinda Kelmendi deri në finale ka arritur pas tri fitoreve radhazi.

Fillimisht pejania mposhti në raundin e dytë xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani, ndërsa pas saj në çerekfinale fitoi ndaj Fabienne Kocher nga Zvicra.

Në gjysmëfinale, Kelmendi pati garën më të fortë ndaj rumunes Andreea Chitu, të cilën e mposhti pas shtesës.

Tashmë 27-vjeçarja është kthyer në stërvitje të plotë dhe po i afrohet edhe më tepër mbrojtjes së titullit në Tokio 2020.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco