FOTO/ Njihu me të fejuarën e transfertës më të fundit të Barcelonës

FOTO/ Njihu me të fejuarën e transfertës më të fundit të Barcelonës

17:01, 24/01/2019

Quhet Mikky Kiemeney, 20 vjeçe, dhe është e fejuara e blerjes më të re të Barcelonës, Frenkie de Jong. Marrëdhënia e tyre duket mjaft e konsoliduar, përtej moshës së re. Ajo do ta shoqërojë talentin e Ajaxit në aventurën e re, që do të nisë në verë në “Camp Nou”.

Ajo ka postuar në Instagram një foto të 3 vite më parë, e realizuar pikërisht në stadiumin “Camp Nou, ku partneri i saj synon të bëhet idhull.

“30 dhjetor 2015, tre vite më parë. Shkuam në “Camp Nou” për të ndjekur një ndeshje të ëndrrave të tua. 23 janar 2019… Sot mund t’i themi botës që luan në klubin e ëndrrave të tua. Mezi po pres të shijojmë çdo moment bashkë. Le të shkojmë të jetojmë ëndrrën tënde!”

Kiemeney ka qenë sportiste profesioniste, pasi ka luajtur hokej mbi bar në një ndër klubet më të mëdhenj të Hoolandës, HC Den Bosch.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco