Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Majlinda Kelmendi siguron medaljen në Izrael. Pas pak ‘lufton’ për kampione

Majlinda Kelmendi siguron medaljen në Izrael. Pas pak ‘lufton’ për kampione

15:26, 24/01/2019

Majlinda Kelmendi po zhvillon një turne të jashtëzakonshëm në Tel Aviv.

Xhudistja kosovare ka prekur finalen e Grand Prixit që po zhvillohet në Izrael, duke triumfuar ndaj rumunes Andreea Chitu, me IPPON.

Para këtij dueli, Majlinda u tregua e suksesshme ndaj xhudistet zvicerane, Fabienne Kocher, të cilën e mposhti po ashtu me IPPON.

Në finale, krenaria e sportit shqiptar do të përballet me izraeliten Gili Cohen, për të fituar medaljen e artë.

Dueli i shumëpritur do të zhvillohet pas pak minutash, në orën 16:00 të ditës së sotme.

Gjithsesi, 27-vjeçarja e ka siguruar medaljen e argjendtë, por natyrisht do të kërkojë majën podiumit, pra të artën.

Kjo është medalja e parë për Majlinda Kelmendin këtë vit kalendarik, të cilin e ka nisur mjaft mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco