FOTO/ Liverpool-Bayern Munchen, duel edhe në merkato

FOTO/ Liverpool-Bayern Munchen, duel edhe në merkato

13:15, 24/01/2019

Liverpooli dhe Bayerni i Mynihut janë futur edhe në një duel interesant, përveç atij të Ligës së Kampionëve që i pret në fazën e 1/16-ës së finaleve.

Është skuadra e Liverpoolit që së fundmi është futur në bisedimet që po zhvillohen për shërbimet e talentit të ri, Callum Hudson – Odoi, mes Bayernit e Chelseat.

Image

Pasi lojtari kishte bërë të ditur se dëshiron kalimin në Bundesligë, sidomos pas ardhjes së Higuain, tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Futja në garë e Liverpoolit do ta vështirësojë jashtëzakonisht shumë punën e Bayernit, por ndoshta do ta rrisë edhe çmimin e talentin premtues.

Lojtari është në kontratë me Chelsean deri në vitin 2020 dhe skuadra po dëshiron që ta mbajë atë në “Stamford Bridge”.

Kujtojmë se për lojtarin interesim ka ardhur edhe nga skuadra tjetër e Bundesligës, RB Leipzig.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit për të ardhmen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco