Alvaro Morata kryen sot testet mjekësore tek Atletico Madridi

Alvaro Morata kryen sot testet mjekësore tek Atletico Madridi

12:16, 24/01/2019

Duket se sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, i ka dhënë fund aventurës së tij në Londër.

Sulmuesi spanjoll pritet që sot të udhëtojë në drejtim të Madridit për të kryer testet mjekësore.

Ai do t’i bashkohet skuadrës së Atletico Madridit për pjesën e mbetur të sezonit, por vetëm në formë huazimi.

Atletico do të paguajë 5 milionë euro për ta mbajtur lojtarin të huazuar deri në fund të këtij sezoni, por ata do të kenë të drejtë blerjeje në fund të sezonit, nëse lojtari i bind me paraqitjet e tij.

Ky transferim i mundshëm do t’i kushtonte madrilenëve rreth 50 milionë euro.

Largimi i Moratas u nxit edhe nga forma e dobët e lojtarit, por edhe nga ardhja e Higuain në kampin “blu”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco