Nuk do ta besoni/ De Jong u ble 1.15 euro dhe iu shit Barcelonës për 75 milion

Nuk do ta besoni/ De Jong u ble 1.15 euro dhe iu shit Barcelonës për 75 milion

11:36, 24/01/2019

Frenkie de Jong, i riu që mbajti nën presion gjithë audiencën e futbollit gjatë merkatos së dimrit, mori dje vendimin e tij për t’iu bashkuar skuadrës së Barcelonës.

Skuadra katalane pagoi plot 75 milionë euro për lojtarin, duke lënë të hapur opsionet për bonuse, sipas paraqitjeve të lojtarit.

Por, fakti më interesant në gjithë këtë histori qëndron me transferimin e lojtarit tek Ajax.

Nuk do ta besoni, por ai ishte transferuar në skuadrën nga Amsterdami për vetëm 1 euro e 15 cent.

Në garë për 1 euroshin e Ajax ishin edhe skuadrat e tjera europiane si Manchester City e Paris Saint Germain që kanë bërë të pamundurën ta transferojnë lojtarin, por dështuan në garë me Barçën.

Dhe, kur flasim për progres, duhet t’i referohemi Frenkie de Jong, nga 1 euro, në 75 milionë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco