Dita e tretë/ Nisin kërkimet për gjetjen e avionit të zhdukur të Emiliano Sala

Dita e tretë/ Nisin kërkimet për gjetjen e avionit të zhdukur të Emiliano Sala

10:34, 24/01/2019

Është tashmë dita e tretë që nga zhdukja e aeroplanit me të cilin po udhëtonte lojtari i Cardiff, Emiliano Sala.

Sulmuesi 28-vjeçar nuk është bërë i gjallë në këto tri ditë, duke mos u ditur kështu asgjë rreth jetës së tij.

Sot, policia e Guernsey ka njoftuar se kanë rifilluar kërkimet për aeroplanin e zhdukur, i cili dyshohet të ketë rënë në det.

Ata këtë e kanë bërë të ditur në një postim në “Twitter” ku kanë treguar për zonat ku do të kërkojnë.

Kujtojmë se më herët është publikuar një audio mesazh i lojtarit ku u kishte thënë miqve të tij se aeroplani është duke u rrëzuar, dhe kishte shprehur frikën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco