Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

 Panik te PSG, Nejmar pëson sërish një dëmtim të rëndë

Panik te PSG, Nejmar pëson sërish një dëmtim të rëndë

06:34, 24/01/2019

PSG merr një lajm të tmerrshëm para një momenti kruçal të sezonit.

PSG ka marrë sot një goditje të madhe në ndeshjen e Kupës ndaj Strasburgut duke qenë se ylli brazilian, Nejmar ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe është detyruar që të largohet nga fusha e blertë me lot dhe duke çaluar.

Ai u zëvendësua në pjesën e dytë për shkak se ka dëmtuar të njëjtën këmbë që dëmtonte pak muaj më parë dhe që e mbajti larg fushave të blerta për disa muaj, duke bërë që edhe në Kupën e Botës të kishte probleme. Në minutën e 62, vendin e tij në fushë e ka zënë Diabi.

Sulmuesi brazilian ka shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjes ku edhe ka marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor. Nesër do të ketë të tjera ekzaminime për Nejmarin dhe të gjithë në Paris kanë nisur të luten që Nejmar të mos ketë pësuar të njëjtin dëmtim si në fundin e sezonit të kaluar. Megjithë mungesën e Nejmarit, PSG arriti të fitonte me rezultatin 2-0 ndaj Strasburgut falë golave të shënuar nga Kavani dhe Di Maria. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco