Vjen De Jong, Barcelona nxjerr në shitje 3 ‘yjet’ e skuadrës

Vjen De Jong, Barcelona nxjerr në shitje 3 ‘yjet’ e skuadrës

21:34, 23/01/2019

Barcelona e ka zyrtarizuar sot transferimin e Frenkie De Jong nga Ajaxi për 75 milionë euro.

Mesfushori holandez  do të vesh fanellën e skuadrës spanjolle në sezonin e ri, ndërsa deri atëherë do të luaj me skuadrën aktuale.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Barca ka nxjerrë në shitje tre “yje” të skuadrës: Ivan Rakiticin, Philippe Coutinhon dhe Samuel Umtitin.

Largimi i këtyre lojtarëve jo vetëm do të mbulojë faturën financiare që solli blerja e De Jong, por edhe do t’i mundësojë klubit katalonas që të investojë në blerjen e yllit tjetër nga Ajax, qendërmbrojtësin Matthijs de Ligt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco