Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Marseille zyrtarizon Balotellin, ja sa miliona përfiton sulmuesi italian

Marseille zyrtarizon Balotellin, ja sa miliona përfiton sulmuesi italian

20:16, 23/01/2019

Olympique Marseille ka nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin italian Mario Balotelli.

Marrëveshja u konfirmua në një deklaratë në faqen zyrtare të Marseille, ndërsa Balotelli ka ndërprerë kontratën me klubin e Nices.

28-vjeçari do të veshë fanellën me numrin 9 për skuadrën që drejtohet nga Rudi Garcia.

Mësohet se Balotelli do të përfitojë për gjashtë muaj jo më pak se 4 milionë euro.

Balotelli në të kaluarën ka luajtur me Interin, Milanin, Manchester Cityn dhe Liverpoolin, para se të kalonte te Nice.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco