Gjoka: Rikthim në Shkodër ishte i sikletshëm, prisja diçka më shumë!

Gjoka: Rikthim në Shkodër ishte i sikletshëm, prisja diçka më shumë!

19:43, 23/01/2019

Ernest Gjoka priste diçka më shumë nga Kamza e tij në sfidën e Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë.

Në një reagim për 'Supersportin", trajneri kryëqytetas theksoi se rikthimi në Shkodër ishte i sikletshëm për të.

"Ishte një diferencë mes pjesës së parë dhe të dytës. Pjesa e dytë ishte shumë ndryshe, Vllaznia na krijoi shumë probleme nga krahët dhe nuk mundëm të fitojmë", tha ai.

Ambiciet cilat janë tashmë?

U munduam të bënim një ndeshje të mirë dhe të merrnim një rezultat që mos të lodheshim shumë ndeshjen e dytë. Nuk mundëm të kishim sot një paraqitje të mirë.

Keni projektuar ndonjë lojtar, apo s’i plotëson dot klubi?

Tashmë ka filluar çdo gjë, nuk ka më kohë. Me këtë skuadër dhe këtë grup do të mundohemi të bëjmë maksimumin.

Si e përjetuar rikthimin në Shkodër?

Kam qenë shumë në siklet, pasi do të kisha njërëz që do më kontestonin. Gjoka ishte pjesë e fakteqësisë së vetë në Shkodër dhe do ta kuptojnë që nuk e kishte vetëm Gjoka fajin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco