Lika: Ja çfarë i mungon Vllaznisë, ende nuk jemi kualifikuar!

Lika: Ja çfarë i mungon Vllaznisë, ende nuk jemi kualifikuar!

19:26, 23/01/2019

Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika e analizoi kështu fitoren 2-1 ndaj Kamzës.

Në një prononcim për mikrofonin e "Supersportit", Lika u shpreh i kënaqur deri diku me paraqitjen e skuadrës së tij.

Sukses ky që i jep një bonus të madh shkodranëve përsa i përket çështjes së kualifikimit edhe pse gjithçka do të zgjidhet në sfidën e kthimit që do të luhet në Kamëz. Lika foli edhe për aventurën e tij të deritanishme te Vllaznia.

"Dëshirë jo shumë e kontrolluar. Mendoj se kualifikimi mbaron në Kamëz. Pozitive është që skuadra zhvilloi ndeshje të mirë. Mendoj që në shpërblyem djersën që dhamë në fushë", tha ai.

I keni përgatitur skemat me Gurishtën?

Kemi pasur vështirësi gjatë kësaj periudhe, ka pasur borë. Edhe Kamza ka pasur probleme. Na ka munguar fusha të dyve. Do të shfrytojmë goditjet standarte, sot patëm sukses. Për sa i përket fushës, si për ne si për Kamzën fusha na sjell vështirësi. E rëndësishme është të bëjmë ndeshje të mirë.

Çfarë i mungon Vllaznisë për Superioren?

Mendoj se si çdo skuadër ka nevojë të përforcohet. Kur mbaron edicioni skuadrat përforcohen. Ne kemi marrë një futbollist shkodran siç është Kruja, e kemi aktivizuar. Jemi të ndërgjegjshëm që është e vështirë akoma, por jemi në rrugë të mbarë.

Ju tregon Kupa e Shqipërisë që jeni mbi nivel?

Mendoj se edhe në Kategorinë e Parë ka skuadra shumë të mira. E rëndësishme që kemi mundësi të matemi edhe me skuadrat e Superiores. Mos të harrojmë që Kamza kishte edhe mungesa. Do të luftojmë, nuk është në objektivin tonë, por do të kërkojmë të shkojmë sa më larg, pasi është kampionati objektivi ynë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco