Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zhdukja e futbollistit, policia përfundon kërkimet. Ja njoftimi zyrtar për sot...

Zhdukja e futbollistit, policia përfundon kërkimet. Ja njoftimi zyrtar për sot...

19:07, 23/01/2019

Nuk ka asnjë gjurmë të Emiliano Sala as në ditën e dytë të kërkimeve intensive që po bëhen në ujërat në mes të Francës dhe Anglisë.

Policia konfirmoi përfundimin e kërkimeve për ditën e sotme për të vazhduar nesër në mëngjes.

“Pas një kërkimi intensiv duke përdorur avionë të shumtë dhe një varkë shpëtimi gjatë nëntë orëve të fundit, nuk kemi gjetur asnjë gjurmë të avionit të zhdukur. Me dritën që po pakësohet, kërkimi do të pezullohet për një natë”, shkruhet në njoftimin e policisë në “Twitter”.

Ata gjithashtu kanë thënë se do të merret një vendim nëse do të vazhdojnë kërkimet nesër, ndërsa për sonte nuk do të ketë më informacione zyrtare.

Kujtojmë se Emiliano Sala u zhduk të hënën në mbrëmje në momentin që po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiffit me një aeroplan të vogël.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco