Juventusi shet Benatian, por në fund të merkatos po mendon lëvizjen e bujshme

Juventusi shet Benatian, por në fund të merkatos po mendon lëvizjen e bujshme

17:06, 23/01/2019

Nuk ka dilema pasi Juventusi në janar do të shesë mbrojtësin, Medhi Benatia.

 ‘Zonja e Vjetër’ e di se nuk mund ta mbajë në skuadër mbrojtësin maroken, prandaj në ditët e fundit të merkatos po e kërkon zëvendësuesin e tij, shkruan “Calciomercato”.

Bëhet fjalë për Shkodran Mustafin dhe Sokratis nga Arsenali, Christensenin e Chelseas për të cilët drejtues të "Zonjës së Vjetër" janë të gatshëm për të paguar çdo lloj çmimi.

Në listë gjithashtu janë edhe mbrojtësi i West Hamit, Angelo Ogbonna dhe Matija Nastasic i Schalkes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco