Dëmtohet ‘ylli’ i Romës, ja sa do mungojë

Dëmtohet ‘ylli’ i Romës, ja sa do mungojë

16:40, 23/01/2019

Shtohen të dëmtuarit në infermierinë e Romës. Pas Juan Jesus, edhe Cengiz Under do të qëndrojë jashtë fushave të lojës të paktën për dy javë.

21-vjeçari u dëmtua në fillim të pjesës së parë në sfidën ndaj Torinos së Walter Mazzarrit. Analizat e para konfirmuan se turku duhet të qëndrojë pushim për dy javë, duke shtuar kështu problemet për trajnerin Eusebio Di Francesco për sfidat me Atalantën dhe Milanin në kampionat dhe Fiorentinën në Kupën e Italisë.

Shpresa e verdhekuqve është që ta rikuperojnë futbollistin për transfertën e Veronës me ekipin e Chievos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco