Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Suarez reagim surprizë, zbulon nëse Neymar do të transferohet te Barça

Suarez reagim surprizë, zbulon nëse Neymar do të transferohet te Barça

16:25, 23/01/2019

Luis Suarez ka lënë të kuptohet se mund të luajë sërish me Neymarin.

Braziliani ka qenë i lidhur ngushtë me një kthim në “Camp Nou”, ku ka pasur shumë pretendime se 26-vjeçari është gatshëm të largohet nga paris Saint Germain.

“Në futboll, ti nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, tha uruguaiani për Globesporte.

“Unë mund të luajë me të përsëri në Barcelonë. Ajo që Neymar tha është e vërtetë, në çdo merkato flitet shumë për të”, shtoi ai.

“Le ta shijojë Parisin dhe kur të ketë mundësi të lëvizë, ai do të vendosë dhe të gjithë do ta dinë. Mendoj se është shumë i pjekur, shumë i vetëdijshëm. Ai nuk duhet të kalojë gjithë ditën duke dëgjuar atë që thuhet, sepse është e komplikuar. Ai duhet të përqendrohet në atë që bën në mënyrë spektakolare, që është të luajë futboll”, tha sulmuesi.

Neymar ka luajtur në 22 ndeshje për gjigantët francezë në këtë sezon, duke shënuar 20 gola dhe asistuar 10 herë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco