Hazard e pranon: I kam mërzitur të gjithë trajnerët, edhe Mourinhon

Hazard e pranon: I kam mërzitur të gjithë trajnerët, edhe Mourinhon

15:48, 23/01/2019

Eden Hazard ka një problem me të gjithë trajnerët e Chelseat. Belgu i zemëron ata dhe do vazhdojë ta bëjë edhe me trajnerin e ardhshëm pas Sarrit, nëse 28-vjeçari do të jetë ende në Londër.

"I kam zemëruar të gjithë trajnerët e mi dhe tani po vazhdoj të zemëroj edhe Sarrin. Kam zemëruar Mourinjon. Ata mendojnë se unë duhet të shënoj më shumë. Edhe trajnerin e ardhshëm do ta zemëroj", pohon Hazard.

Belgu lëshoi sinjalin e radhës Realit se mezi po pret të luajë për gjigantët spanjollë.

Sarri pret shumë nga ylli i tij nesër, në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Ligës kundër Totenhemit, ku blutë duhet të përmbysin dizavantazhin 1- 0.

“Në një moment, të gjithë humbasin. Por unë u argëtova në fushë dhe jam i kënaqur për mënyrën sesi luajtëm në ndeshjen e parë", tha mesfushori i “Bluve” të Londrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco