Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Higuain vjen te Chelsea, ja çfarë pret trajneri Sarri nga sulmuesi argjentinas

Higuain vjen te Chelsea, ja çfarë pret trajneri Sarri nga sulmuesi argjentinas

15:25, 23/01/2019

Gonzalo Higuain është i Chelseat tashmë, pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi në orët e pasdites, ashtu siç do bëjë edhe Milani me Piatek.

Në vigjilje të sfidës me Tottenham për Carabao Cup, në konferencë për shtyp ka dalë Maurizio Sarri ku vëmendjen më të madhe e ka marrë çështja e sulmuesit argjentinas.

“Ai është një sulmues shumë i fortë, veçanërisht në sezonin tim të parë me Napolin. Ai ia doli shumë mirë. Sigurisht, ai është një nga sulmuesit më të mirë në karrierën time. Ai ka luajtur për katër sezone me Real Madrid dhe është lojtari i duhur për të luajtur këtu. Shpresoj të fillojë të shënojë gola për ne. E di që ka patur disa vështirësi në këto momente, por shpresojmë se ai do të kthehet në formën e tij më të mirë”, deklaroi trajneri i Chelseat për sulmuesin argjentinas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco