Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Zbulohen detaje të reja nga misteri i Emiliano Salës, flet babai i futbollistit: Po humbas shpresën

Zbulohen detaje të reja nga misteri i Emiliano Salës, flet babai i futbollistit: Po humbas shpresën

15:06, 23/01/2019

Horacio Sala, i ati i Emiliano Salas, lojtarit që po udhëtonte me avionin e zhdukur nga Franca për në Angli, ka folur i tronditur për humbjen e të birit.

“Hera e fundit që kam folur me Emilianon ka qenë e diel. Të gjithë jemi të surprizuar dhe befasuar nga ajo që ka ndodhur. Nëse nuk e kanë gjetur deri tani, atëherë kam frikë se është sinjal i keq", tha fillimisht babai i sulmuesit argjentinas.

Mërzia që e ka pushtuar është bërë si një pëlhurë e lagur me ujë të ftohtë që të fut të dridhurat kur e hedh mbi trup, por përpiqet të mbajë veten dhe mos dorëzohet.

Brenda tij e di se ndoshta nuk do të shohë më të birin, megjithatë deri sa të thuhet fjala e fundit, ose arbitri i jetës të vërshëllejë për 90 minutat, do të vazhdojë të besojë se Emiliano Sala do t'ia dalë.

Horacio Sala, tregon i dëshpëruar: "Më zgjuan në mëngjesin e ditës së hënë, ora 6:15 dhe më thanë se avioni ishte zhdukur. E dija që do të kthehej në Francë për të përshëndetur ish-shokët, por vetëm kaq. Do të më pëlqente të ishte gjallë, por po humbas shpresat. Nëse nuk po e gjejnë deri tani, kam frikë se... E di që në udhëtim e sipër i ka dërguar një shoku mesazh në Whatsapp, përpara se të humbiste sinjalin, duke i thënë se kishte frikë dhe se nëse nuk do ta gjenin, do të dinte atë që kishte ndodhur. Dhe një mesazh shkurt: kam frikë baba!".

Ndërkohë, në anën tjetër, klubi i Cardiff ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku shpjegon se: “Kategorikisht nuk ishim ne ata që organizuam udhëtimin e tij drejt Anglisë. I ofruam avion linje dhe biletë të paguar, por ai preferoi të udhëtonte më vetë".

Sipas mediave britanike, avioni ishte marrë me qira nga agjenti i futbollistit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco