Zyrtare/ Mesfushori lë Amerikën për të luajtur me Partizanin

Zyrtare/ Mesfushori lë Amerikën për të luajtur me Partizanin

14:36, 23/01/2019

Dilaver (Dilly) Duka është zyrtarisht futbollist i Partizanit. Mesfushori që vjen nga Amerika si njohje e vjetër e Skënder Gegës ka firmosur deri në fund të sezonit me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Kuptohet se në këtë rast do të jetë përcaktuese paraqitja e tij në pjesën e dytë të sezonit aktual.

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Dilaver Dilly Dukën. Kontrata e firmosur me drejtuesit e klubit do të jetë e vlefshme për pjesën e mbetur të këtij sezoni futbollistik me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm. Mesfushori shqiptar gëzon një karrierë të suksesshme në kampionatin profesionist të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ka qenë pjesë e ekipeve elitare New York Red Bulls dhe Chicago Fire. Duka do të provojë eksperiencën e parë në kampionatin tonë dhe do të mbajë në fanellë numrin 28”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të kuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco