Neymar flet për transfertën drejt Reali: Nëse ndodh kjo do ta bëj publike!

Neymar flet për transfertën drejt Reali: Nëse ndodh kjo do ta bëj publike!

22:54, 22/01/2019

Neymar ka folur edhe një herë për transfertën kaq shumë të përfolur drejt Real Madridit.

26-vjeçari ka kritikuar të gjithë ata që flasin pa baza drejt tij, por i ka siguruar së nëse ka diçka konkrete ai nuk e ka problem ta bëjë publike.

“Ka gjithmonë spekulime për mua, rreth asaj kur do të largohem apo do t’i bashkohem një klubi”, ka thënë Neymar për Canal+.

 “Por, ende nuk ka konkrete. Kur ka diçka të sigurt, do të flas me të gjithë. Jam i vetëdijshëm për çdo gjë që më rrethon, keq dhe mirë”.

“Së fundmi jam akuzuar se kam marrë drogë për natën e Vitit të Ri. Jam një atlet i madh, pak i çmendur, por nuk jam budalla. Në të njëjtën kohë jam shumë i lumtur sepse ju po flisni për mua, është ashtu sepse kamë shumë kualitete dhe jam një nga më të mirët”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco