Ja çfarë thotë Valverde për transferimin e bujshëm të Boatengut

Ja çfarë thotë Valverde për transferimin e bujshëm të Boatengut

22:44, 22/01/2019

Transferimi i Kevin Prince Boateng tek Barcelona është surpriza më e madhe e merkatos së janarit.

Megjithatë trajneri Ernesto Valverde ka mbrojtur këtë lëvizje të skuadrës së tij duke “thumbuar” gazetarët spanjoll pasi ata e cilësuan transferimin e ganezit si kontravers.

Ai ka thënë se prej kur ka ardhur tek Barca, të gjitha transferimet e tij janë kritikuar, por në fund kanë treguar të kundërtën, duke marrë si shembull Paulinhon, Vidalin e Arthurin.

“Që kur jam këtu, të gjithë kanë qenë transferime kontraverse dhe pastaj…? Keni folur shumë rreth Paulinho, Vidal e Arthur, pastaj ata ju treguan paraqitje të jashtëzakonshme. Gjërat gjithmonë përfundojnë mirë” ka thënë Valverde.

Boateng është transferuar tek Barcelona vetëm në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, por Barca ka të drejtë ta blejë kartonin e lojtarit në fund të sezonit për 8 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco