Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Rinovimi i Skënder Gegës, zbulohet pagesa dhe bonusi për titullin

Rinovimi i Skënder Gegës, zbulohet pagesa dhe bonusi për titullin

20:34, 22/01/2019

Skënder Gega ka rinovuar marrëveshjen me klubin e Partizanit edhe për një vit e gjysmë. Kontrata e trajnerit të kuq skadonte në janar, pasi kështu ishte edhe pakti i bërë në verën e vitit 2018 mes palëve.

Pasi mbyllën dy fazat e para në krye të renditjes si kampion dimri, drejtuesit e kuq nisën menjëherë negociatat me trajnerin për të rinovuar marrëveshjen. “Panorama Sport” mëson nga burime në klub se në kontratë janë vendosur disa klauzola, madje që parashikojnë edhe një të drejtë rinovimi për një tjetër sezon pas një viti e gjysmë, gjithnjë nëse gjërat do të shkojnë mirë.

Pasi u ra dakord për anën financiare, kohëzgjatjen e kontratës dhe disa kërkesa ekstra të trajnerit që kanë të bëjnë me projektin e tij për vazhdimësinë, palët hodhën të zezën mbi të bardhë në kryeqytet. Kontrata e re e trajnerit është depozituar tashmë edhe në FSHF.

Paga mujore e trajnerit do të jetë 5 mijë euro. Kjo e bën Gegën trajnerin më të paguar shqiptar që ka drejtuar Partizanin në këto tri dekadat e fundit, ndërsa paga më e lartë ka qenë ajo e italianit Mark Iulianos (8 mijë euro në muaj).

Ndërkohë, sa u përket bonuseve në kontratën e re, burime jozyrtare në klub i thanë gazetës se është parashikuar në rast të fitimit  të titullit një shumë prej 15 mijë eurosh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco