Pas dëmtimit, ja sa do të mungojë Dele Alli. Humb duelet në Champions

Pas dëmtimit, ja sa do të mungojë Dele Alli. Humb duelet në Champions

20:16, 22/01/2019

Nuk kanë të ndalur lajmet e këqija për skuadrën e Tottenham Hotspur.

Pas lëndimit të sulmuesit Harry Kane, ishte ndeshja kundër Fulham që i morri një tjetër lojtar skuadrës londineze.

Mesfushori Dele Alli pësoi një dëmtim të rëndë, dëmtim ky që e detyroi të largohej nga fusha e blertë.

Të rejat e fundit nga stafi mjekësor i Tottenham bëjnë të ditur se Alli nuk do të kthehet në stërvitje të paktën deri në muajin mars.

Kjo do të jetë humbje e madhe për skuadrën e udhëhequr nga Mauricio Pochettino, e cila në duelet e Championsit duhet të bëjë llogaritë pa mesfushorin britanik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco