‘Ronaldo më i miri në botë’, tashmë Boateng i tërbon gjithë me deklaratën e tij!

‘Ronaldo më i miri në botë’, tashmë Boateng i tërbon gjithë me deklaratën e tij!

16:51, 22/01/2019

Kevin Prince Boateng është detyruar të ndryshojë deklaratën e tij të bërë në vitin 2017 për Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon që sipas tij ishte më i miri në botë.

Sulmuesi ganez kishte thënë se ëndrra e tij është që të luante për Real Madridin, ndërsa tashmë që është prezantuar si lojtari i Barcelonës, ai është munduar të ndryshojë qëndrimin e tij, shkruan SYRI.net.

 “Unë jam lojtar i Barcelonës dhe lojtari më i mirë në botë është Messi, më i miri në univers,” tha ai.

“Ai e ka treguar atë për 10 vitet e fundit. Unë shpresoj se mund të qëndroj më gjatë”, ka shtuar më tej ganezi.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco