Lajm i rëndë/ Zhduket avioni me të cilin po udhëtonte sulmuesi Emiliano Sala

Lajm i rëndë/ Zhduket avioni me të cilin po udhëtonte sulmuesi Emiliano Sala

10:34, 22/01/2019

Një operacion masiv kërkimesh kanë nisur mëngjesin e sotëm pasi një avion privat që po udhëtonte nga Nanta në Kardif është zhdukur në kanalin anglez.

Në të ishte duke udhëtuar futbollisti argjentinas Emiliano Sala, i cili do të firmoste sot kontratën me ekipin e Kardifit pas transferimit nga klubi francez i Nantës.

Image

Policia franceze zbuloi se avioni “Piper Malibu” është zhdukur, teksa drejtuesit e Kardifit janë shqetësuar për futbollistin e tyre, i cili vetëm pak ditë më parë arriti akordin për t’u transferuar në Premier Ligë.

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë kanë nisur kërkimet për gjetjen e avionit, teksa nuk dihen arsyet e zhdukjes së tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco