Ish-sulmuesi paralajmëron Liverpoolin: Mund ta humbasë titullin nga simulimet e Salah

Ish-sulmuesi paralajmëron Liverpoolin: Mund ta humbasë titullin nga simulimet e Salah

10:06, 22/01/2019

Ish-sulmuesi i Premier League, Chris Sutton, ka thënë se prirja e Mohamed Salah për t’u rrëzuar me shumë lehtësi mund t’i kushtojë Liverpoolit humbjen e garës për titull.

Në një shkrim për “Daily Mail”, Sutton argumenton se Liverpooli mund ta humbasë Salahun për dy ndeshje, sepse rrezikon pezullimin me dy ndeshje për simulim dhe se rivali për titull, Manchester City, do ta shfrytëzonte këtë gabim.

“Simulimi i tij ndaj Crystal Palace ishte hera e dytë në muajin e fundit që Salah rrëzohet me lehtësi të madhe. Ai e fitoi një penallti ndaj Newcastle Unitedit duke u rrëzuar në mënyrë teatrale pasi Paul Dummett e preku tepër lehtë”, shkroi ai.

Sutton vazhdoi: “Nëse ai vazhdon të simulojë, atëherë rrezikon të pezullohet me dy ndeshje nga FA. Liverpoolit i duhet të bëjë vetëm dy gabime për ta kthyer Manchester Cityn në garë për titull si favorit. Pa forcat e Mohamed Salahut, a do ta fitonte Liverpooli ndeshjen e koklavitur ndaj Palace? Kjo ndeshje dëshmoi se Kloppi ka nevojë për këtë njeri në çdo ndeshje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco